Templates by BIGtheme NET

Fermerët holandezë bllokojnë rrugët, kundër politikave të qeverisë për ndryshimin e klimës (Video)

Të paktën dy persona janë arrestuar gjatë një proteste të madhe nga fermerët Hollandezë në Hagë kundër politikave të qeverisë për të ulur çlirimet e oksidit të azotit si pjesë e nismave të saj për të frenuar ndryshimet klimatike.

Qindra traktorë, kamionë dhe automjete mbështetëse nga Forca e Mbrojtjes së Fermerëve zbritën në fundjavë në kryeqytetin administrativ, duke bllokuar rrugët e qytetit dhe duke ccuar në bllokim të trafikut.

Policia dhe autoritetet e qytetit ndaluan fermerët të kalonin me makinë pranë pallatit të mbretit Willem-Alexander në skaj të qytetit, por konfirmuan se të paktën dy njerëz janë arrestuar pasi shkeljet e shumta të marrëveshjes janë raportuar në të gjithë qytetin.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*