Vendosni fjalën kyçe....

Goditi mjekun e urgjencës në spitalin e Elbasanit, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari


Një 29-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi ka goditur dhe kanosur mjekun e urgjencës të spitalit të qytetit.

Në pranga ka rënë i riu K. G., pasi ka goditur mjekun e Urgjencës në Spitalin e Elbasanit, 55-vjeçarin Sh. K.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në urgjencën e spitalit Elbasan, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *