Ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka folur sot rreth procesit në Gjykatën Speciale, ku po gjykohen disa nga liderët e vendit.
Sipas kreut të AAK-së, në fund të gjykimit do dalë e vërteta po për këtë duhet që Kosova të krijojë një klimë korrekte me gjykatën.
Ai ishte i ftuar në News24 ku dha një intervistë lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë.
Haradinaj tha ndër të tjera se shumica e dëshmitarëve në proces janë shqiptarë.
“Dëshmitarët janë shqiptarë shumica. Mund të ketë edhe të tjerë. Jo të gjithë janë dëshmitarë që kanë akuza, një pjesë kanë shpjegime dëshmi për ngjarje, për zhvillime, por e gjithë materia atje e ka vlerën e vet. Çdo aspekt i dëshmisë e ka vlerën e vet, merr kohë realisht.” – tha ndër të tjera Haradinaj.