13 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit lidhur me Covid-19 në vend.
Viktimat sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2 nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.
Së fundmi janë kryer 2470 testime nga të cilat janë zbuluar 737 persona në mbarë vendin.
Në tre spitalet covid janë shtruar 443 pacientë nga të cilët 10 janë në terapi intensive me 5 të intubuar.