Vendosni fjalën kyçe....

KQZ miraton aktin normativ, rikthehen komisionerët e opozitës në KZAZ


Komisioni Rregullator ka miratuar ditën e djeshme aktin normativ për përbërjen dhe formimin e KZAZ-ve.

Me këtë akt hapet rruga për rikthimin edhe të komisionerëve të opozitës në komisionet e zgjedhjeve.

Më aktin e ri, dy komisionerë do propozohen nga mazhoranca dhe dy nga partia më e madhe e opozitës dhe më pas një anëtar nga partia e dytë e mazhorancës dhe një anëtar nga partia e dytë më e madhe në opozitë.

Anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare,

Dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Në rast se nuk arrihet baraspeshimi politik, sipas kësaj shkronje, grupi përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri në baraspeshimin politik shumicë-opozitë. Anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare, sipas kritereve objektive të bazuara në: i) përzgjedhjen rastësore; ii) shpërndarjen e barabartë në territorin zgjedhor; c) sekretari i KZAZ-së duhet të jetë jurist dhe propozohet nga partia e cila propozon zëvendëskryetarin e KZAZ-së”, sanksionohet në Kodin Zgjedhor shqiptar. Ligji Zgjedhor ka parashikuar edhe rastet zhbllokuese nëse partitë në maxhorancë apo edhe ato të opozitës të dala nga zgjedhjet pararendëse nuk propozojnë komisionerët.

Në fillim, nëse partitë më të mëdha nuk bëjnë propozime, atëherë radha u kalon partive më të vogla, por nëse edhe ato nuk çojnë emrat, atëherë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve emëron kryesisht anëtarët. “Nëse partitë politike të shumicës parlamentare dhe të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të paraqesin kandidatura për KZAZ-të, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë në afatin e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni, kjo e drejtë u kalon automatikisht partive që vijnë në radhë me numër vendesh në Kuvend pas të parave, brenda grupimit përkatës. Kur kjo nuk është e mundur, propozimet bëhen sipas paragrafit 1 shkronja ‘a’ të këtij neni. Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, Komisioneri emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje”- parashikon ligji i zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *