Teksa pritet dalja në konferencë për shyp e kryeministrit Rama, mbi akuzat e kreut të PD-së, Basha, se ka fshehur numrin e viktimave nga Covid-19 në vend, një qendër shëndetësore në Elbasan është sulmuar me gurë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skënderbej ndërsa ministrja e Shëndetësisë ka reaguar duke e dënuar ngjarjen.
Në një shkrim në rrjetet sociale, ajo shkruan se gurët mbi qendrën shëndetësore janë akt agresioni ndaj bluzave të bardha dhe është i frymëzuar nga gjuha e urrejtjes që po përdoret kundër tyre.
“Gurët e hedhur sot mbi qendrën shëndetësore në Lagjen Skënderbej në Elbasan, të cilën vetëm pak muaj më parë e rindërtuam me standardet më të mira pas braktisjes prej 4 dekadash, janë një akt agresioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, të frymëzuar prej gjuhës së palogjikshme të urrejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.” – shkruan Manasitrliu në Facebook.
Më tej ajo thekson se e dënon këtë veprim dhe se mbështet punën e ço bluze të bardhë që shërben me përkushtim në këto kushte të vështira.
“Dënoj me forcë këtë akt të dhunshëm, dhe mbështes me forcë punën e çdo mjeku e infermieri që shërben me përkushtim në këto kohë të vështira, në çdo cep të Shqipërisë. Bluzat e bardha meritojnë mirënjohjen tonë dhe jo dhunën verbale të kujt ka humbur busullën.” – mbyll reagimin ministrja.