Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet autori i dyshuar i sulmit ndaj qendrës shëndetësore në Elbasan


Është ndaluar autori i dyshuar i sulmit ndaj qendrës shëndetësore në lagjen Skënderbej në Elbasan.

Sipas policisë, personi me iniciale A.B., është proceduar në gjendje të lirë për sulmin e kryer.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla e ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, ia faturuan sulmin e ndodhur, gjuhës së përdorur nga opozita ndaj bluzave të bardha ditët e fundit.

Njoftimi

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërim i pronës” shtetasin:

A.B., banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 12:00 , ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *