Përplasja mes karteleve te drogës ka shënuar viktimën e radhës shqiptare në Ekuador. Adriatik Tresa, një emër shumë i njohur për autoritetet policore të vendit amerikano-latin, është ekzekutuar në shtëpinë e tij.
Vrasja është bërë nga një grup personash të veshur si policë. Ata kanë bërë të mundur nënshtrimin e rojeve të sigurisë dhe kanë përparuar 400 metra dhe kanë hyrë në banesën e shqiptarit Adriatik Tresa, duke e vrarë atë. Një person e qëlloi 6 herë shqiptarin me origjinë nga periferia e Tiranës.
Adriatik Tresa, është shqiptari që u qëllua për vdekje një ditë më parë në qytetin e Guayakilit në Ekuador. Një javë më parë ai i kishte shpëtuar një tentative pengmarrje, pasi rojet e Tresës kishin mundur të neutralizonin autorët.
Tresa njihet si person me precedentë penale në Ekuador, pasi në vitin 2017 ai është arrestuar nga policia, pasi gjatë një kontrolli në banesë,ku dyshohej se Tresa ishte i përfshirë në vrasjen e një shqiptari tjetër, policia i gjeti një pistoletë pa lejë.
Mandej në 2013 Tresa është hetuar për akuzën e pastrimit të parave, por dhe ky hetim nuk ka sjellë rezultat. Vrasja e Tresës lidhet me përplasjen e bandave rivale Shqiptare që veprojnë në Ekuador, ku aktivitet i tyre është trafiku i kokainë.
Tresa është ekzekutuar brenda, në vilën e tij luksoze, ku e pranishme në momentin e krimit, sipas mediave ekuadoriane, ka qenë dhe bashkëshortja e tij me kombësi nga Ekuadori.
Katër vrasësit, kanë mundur të hyjnë në vilën ku banonte Adriatik Tresa, duke u prezantuar si polici dhe se kishin një mandat kontrolli në banesë. Siç duket në këto pamje filmike autorët e krimit kanë qenë të veshur si policë, ndërkohë që dy automjetet me të cilat ata janë shfaqur në hyrje të vilës rezidenciale të shqiptarit, Adriatik Tresa, kanë qenë të pajisura me fenelina policie.
Pamjet filmike tregojnë qartë se autorët kanë hyrë shumë të qetë brenda në banesë, dhe mandej kanë depërtuar në brendësi të ambienteve të shtëpisë, derisa kanë gjetur objektivin e tyre, Adriatik Tresa.
Sapo ky i fundit është gjendur përballë personave të veshur si polici, ata kanë nxjerrë nga poshtë xhupave, pushkë automatike, duke qëlluar nga një distancë e afërt plot 6 herë, objektivin Adriatik Tresa. E pranishme, gjatë momentit të vrasjes ka qenë dhe gruaja e Tresës, por fatmirësisht ajo nuk ka pësuar asnjë lëndim nga grupi i vrasësve.
Tresa për policinë ekuadorianë, konsiderohej si person i përfshirë në trafikun e kokainës. Ky biznes me sa duket është bërë shkak për vrasjen e tij mafioze.
“Të paktën shtatë persona morën pjesë në vrasje: dy shoferë, dy që qëndruan në kutinë e rojeve dhe tre që hynë në shtëpi dhe ekzekutuan të huajin, i cili ishte martuar me një grua ekuadoriane dhe mbante një ID kombëtare” – janë shprehur autoritetet më të larta të policisë ekuadoriane.
Tresa, 42 vjec, është shqiptari i 5-të i vrarë në Ekuador në tre vite. I pari është vrarë në 2017, e më pas pasoi një seri vrasjes ende të pazbardhura.
Në vitin 2017 janë vrarë Ilir Hidri nga Vora, një vit më vonë u ekzekutua Adriatik Llagji nga Borshi dhe Fadil Kaçaniq.
Po në vitin 2018 një tjetër shqiptar që lëvizte me makinë të blinduar iu bë atentat po në qytetin e Guayaquil.
Për këto vrasje policia shqiptare është njoftuar nga Interpol Ekuador se lidhen me trafikun e drogës por ende nuk kanë asnjë të dhënë.
Tresa 7 vite më parë ka qenë i arrestuar edhe si i dyshuar për vrasjen e një gazetari në Ekuador por lënë i lirë në mungesë provash.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja