Kryetarja e KQZ-së së LSI-së, ish-deputetja Caka ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet e zhvilluara ditën e sotme për kryetarin e kësaj force politike dhe delegatët e Konventës Kombëtare.
Sipas Cakës, në zgjedhje morën pjessë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë.
Po kështu ajo vlerësoi edhe votimin online si një mundësi për anëtarët që të shprehin vullnetin duke kapërcyer pengesat e krijuara nga pandemia.
Nga 44.413 personat që morën pjesë në votim, 28.285 anëtarë të LSI-së votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online.