Vendosni fjalën kyçe....

69 të dënuar arratisen nga një burg në Liban, humbin jetën 5 prej tyre


Një ndjekje në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në Liban ndërsa dhjetëra të dënuar arritën të arratisen nga një burg.

Disa nga të arratisurit tashmë janë kapur ose dorëzuar, ndërsa pesë vdiqën pasi u përplasën me makinën me të cilën po largoheshin.

Një total prej 69 personash arritën të hapnin qelitë e tyre dhe të iknin nga një burg në qytetin Baabda, në Libanin perëndimor, të shtunën në agim, sipas forcave të sigurimit.

Pas ngjarjes nisi operacioni për kapjen e tyre me 15 të arratisur që u kapën dhe dy të tjerë që u dorëzuan tek autoritetet disa orë pas arratisjes.

Një ndjekje dramatike që përfshinte të burgosurit dhe policinë përfundoi në tragjedi. Një grup të arratisurish rrëmbyen një shofer me makinën e tij dhe shoferi në përpjekje për t’u larguar u përplas me një pemë duke çuar në vdekjene pesë personave dhe plagosjen e një tjetri.

Më shumë se 40 të arratisur aktualisht mbeten të lirë, me autoritetet që i kërkojnë publikut të raportojë çdo informacion mbi ta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *