Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan: Jemi pjesë integrale e Europës, duam anëtarësim të plotë në BE


Presidenti turk Erdogan i ka bërë thirrje BE-së që t’i përmbahet ‘premtimit’ të saj dhe t’i japë Turqisë anëtarësim të plotë.

Bisedimet kanë ngecur prej kohësh, ndërsa Ankaraja ka pasur përplasje të shumta me anëtarët e bllokut.

“Ne e shohim veten si një pjesë e pandashme e Evropës. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ne do të përkulemi ndaj sulmeve të hapura ndaj vendit dhe kombit tonë, padrejtësive të mbuluara dhe standardeve të dyfishta.” – tha Erdogan të dielën.

Presidenti gjithashtu i bëri thirrje BE-së të mbajë premtimet e saj dhe ta bëjë vendin një anëtar me të drejta të plota të bllokut.

“Ne i bëjmë thirrje BE-së të krijojë një lidhje më të ngushtë me ne, për të mbajtur premtimin për anëtarësim të plotë për Turqinë.”

Thirrja e Erdogan duket disi larg realitetit, duke pasur parasysh marrëdhëniet e përkeqësuara midis Ankarasë dhe Brukselit dhe armiqësinë e hapur midis Turqisë dhe disa vendeve anëtare të BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *