Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan: Turqia e sheh veten si pjesë e pandashme e Evropës


Presidenti turk Recep Tajip Erdogan thotë se vendi i tij, e sheh veten si një pjesë të pandashme të Evropës por paralajmëronse nuk do të dorëzohet ndaj sulmeve dhe standardeve të dyfishta.

“Ne e shohim veten si një pjesë e pandashme e Evropës … Megjithatë kjo nuk do të thotë që ne do të përkulemi ndaj sulmeve të hapura ndaj vendit dhe kombit tonë, padrejtësive të fshehta dhe standardeve të dyfishta.”– tha Erdogan në një fjalim para anëtarëve të partisë së tij AK, citon Reuters.

Turqia është një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, mirëpo për disa çështje nuk bie dakord me vendet e BE-së.

Erdogan tha se BE-ja duhet të mbajë premtimet e saj në lidhje me çështjen e migrantëve dhe të bëjë Turqinë një anëtare të plotë të bllokut. Ai po i referohej një marrëveshjeje të vitit 2016, sipas së cilës Ankaraja frenoi hyrjet e migrantëve në Evropë në këmbim të ndihmës financiare dhe udhëtimit pa viza në rajonin e Shengenit.

Turqia kohët e fundit zgjati punën e studimit sizmik që po kryhej nga anija e saj Oruc Reis në një pjesë të diskutueshme të Mesdheut lindor deri në 29 nëntor. Gjë e cila nuk është pritur mirë nga Greqia, një ndër vendet anëtare të BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *