Vendosni fjalën kyçe....

Fushata e presidentit Trump kërkon rinumërim në Georgia një ditë pas certifikimit të rezultatit


Fushata e presidentit Trump njoftoi të shtunën një kërkesë për një rinumërim të votave në garën presidenciale në Georgia, vetëm 24 orë pasi zyrtarët lokalë certifikuan rezultatet e zgjedhjeve duke  nxjerrë demokratin Biden si fitues.

Sekretari i Shtetit, Brad Raffensperger (R) dhe Guvernatori Brian Kemp (R) pranuan rezultatet e zgjedhjeve në Georgia të premten, sipas të cilave Joe Biden ishte përpara Trump me 12,670 vota, ose 0.26 përqind, nga pesë milionë votues.

Kemp tha në një njoftim se ligji shtetëror kërkonte që ai të certifikonte rezultatet, por shtoi se certifikimi i tij ‘hap rrugën që fushata Trump të ndjekë mundësi të tjera ligjore dhe një rinumërim të veçantë nëse zgjedh ta bëjë këtë’.

Ligji shtetëror lejon një kandidat të kërkojë një rinumërim nëse marzhi është më pak se 0.5 përqind. Ekipi i fushatës së Trump kishte kohë deri të martën për të bërë kërkesën.

“Ne jemi të përqendruar që çdo aspekt i Ligjit Shtetëror të Georgias dhe Kushtetutës së SHBA-së të ndiqen në mënyrë që çdo votë e ligjshme të numërohet.” – tha ekipi ligjor i fushatës Trump në një deklaratë zyrtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *