Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari lë me gisht në gojë zyrtarët e BE-së, futet në takimin “sekret” rehat fare (Video)


Një gazetar holandez ka arritur të futet në një video konferencë të supozuar shumë të sigurt të BE-sw, duke përdorur një kod pin që ishte ekspozuar aksidentalisht në llogarinë e ministrit të Mbrojtjes të vendit në Twitter.

‘Hackimi’ ndodhi të premten, kur gazetari i RTL Nieuws, Daniel Verlaan, arriti të futet vjedhurazi në mbledhjen në internet të BE-së.

Pamjet e incidentit, të shpërndara nga gazetari në internet, tregojnë Verlaanin e buzëqeshur duke përshëndetur zyrtarët, shumë prej të cilëve nuk ishin të kënaqur kur panë gazetarin, ndërsa të tjerët qeshën.

Gazetari u ballafaqua nga shefi i Punëve të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë së BE-së, Josep Borrell, i cili kërkoi nga Verlaan të prezantohej dhe tha se konferenca ishte ‘kapur gafil’.

“E dini që keni hyrë në një konferencë të fshehtë?” – pyeti Borell.

Gazetari kërkoi falje për ndërhyrjen, duke thënë se ai do të largohej, ndërsa Borell e kërcënoi atë me pasoja ligjore duke këmbëngulur se shkelja ishte një ‘vepër penale’.

Pasi reporteri u largua, takimi thuhet se u ndërpre menjëherë për shkak të shkeljes së sigurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *