14 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se viktimat janë 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Korça, 2 qytetarë nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Berati, të moshave 59-82 vjeç.
Së fundmi janë kryer 2084 testime nga të cilat janë zbuluar 565 të prekur nga koronavirusi i ri.
Në tre spitaket Covid në Tiranë po trajtohen 449 pacientë nga të cilët 12 janë në terapi intensive me 6 të intubuar.