Vendosni fjalën kyçe....

ISIS sulm me raketa në Afganistan, vriten 8 persona


ISIS ka marrë përgjegjësinë për një sulm në kryeqytetin e Afganistanit që la tetë të vdekur dhe disa dhjetëra të plagosur, gati tre javë pasi kreu një sulm tw ngjashwm në Universitetin e Kabulit.

Ministria e Brendshme e vendit tha se 23 raketa goditën disa objekte nëpër Kabul.

Të paktën një raketë ra në një zyrë brenda lagjes diplomatike të kryeqytetit, por ajo nuk shpërtheu, sipas raporteve.

Në total, tetë persona u vranë dhe 31 të tjerë u plagosën.

Talibanët mohuan çdo lidhje me sulmin. Disa orë më vonë, ISIS lëshoi ​​një deklaratë duke marrë përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi erdhi vetëm disa orë para se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, kishte vendosur të takohej me negociatorët afganë dhe talibanë në Katar, me shpresat e rifillimit të bisedimeve të bllokuara të paqes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *