Një sasi eksplozivi i është vendosur poshtë një automjeti në qytetin e Vlorës, mbrëmjen ne kaluar.
Por për fat të mirë, pakoja e dyshimtë është pikasur në kohë dhe forcat xheniere kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e shkuar në lagjen “Hajro Çakërri”, ku lënda plasëse iu vendos automjetit tip “Benz” të shtetasit me inicialet S. B.
Njoftimi i Policisë
Mesnatën e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë është marrë informacion se poshtë një automjeti të markës “Benz” në pronësi të shtetasit S. B. që ishte i parkuar ndodhej një pako e vogël e dyshuar me lëndë plasëse.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat vendosën perimetrin e sigurisë dhe forcat antieksploziv të Reneas, të cilat pas veprimeve të para bënë çaktivizimin e pakos e cila kishte brenda saj lëndë plasëse.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.