Vendosni fjalën kyçe....

Pendarovski uron shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për Ditën e Alfabetit: Gjuha, themel i çdo populli


Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka uruar shqiptarët për Ditën e Alfabetit.

Në një postim në faqen e tij në facebook, kreu i shtetit fqinj  shkruan se gjuha e kultura janë themele të çdo populli e mohimi i tyre do të thotë përpjekje për të shkatërruar origjinën kombëtare.

“Gjuha dhe kultura janë themele të çdo populli dhe mohimi i tyre do të thotë përpjekje për të shkatërruar origjinën kombëtare. Në shekullin 21 përpjekjeve të tilla nuk u duhet hapur dera, në mënyrë që kurrë të mos triumfojnë mbi vlerat e vërteta. Të gjithë bashkëqytetarëve të mi shqiptarë ju uroj Ditën e Alfabetit.”­ – shkruan Pendarovski në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *