Vendosni fjalën kyçe....

“Po ku ta çoj ore” – Infermieri në Fier ia bën injeksionin pacientit në lokal (VIDEO)


Pamje të rënda kanë mbërritur në redaksinë e “Hashtag.al”, ku tregohet se si mjekët dhe infermierët tanimë po ua bëjnë injeksionet pacientëve edhe nëpër lokale.

Videoja e mëposhtme ku një infermier i bën një injeksion një pacienti, është xhiruar sot në një lokal në qytetin e Fierit. Të jetë bërë shkak mungesa e vendeve të lira nëpër spitale e qendra shëndetësore?

“Çfarë ti bëj unë o vëlla? Po ku ta çoj ore”– dëgjohet t’u thotë infermieri të pranishmëve në lokal, duke lënë të kuptohet se nuk ka ku i mjekon pacientët. Ai u kërkon atyre të mos e filmojnë.

Kjo video vjen fill pas një denoncimi që bëri herët këtë mëngjes mjeku Dritan Kociaj i cili thoshte se kishte 3 orë që kuron një pacient në autoambulancë jashtë spitalit “Shefqet Ndroqi” sepse nuk kishte më vende të lira në spital.

Sipas tij, të njëjtën gjë po bënin në atë kohë edhe 6 autoambulanca të tjera. Mjeku i bënte thirrje kryeministrit Edi Rama, ministres Ogerta Manastirliu dhe Komitetit të Ekspertëve që të zgjohen para se të jetë shumë vonë dhe të hapin spitalin Covid 4, qoftë edhe me infermierë për oksigjenimin e pacientëve me saturime të ulëta. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *