Aktivistët që protestojnë kundër bllokimit të qeverisë lidhur me pandeminë Covid-19 kanë organizuar një tjetër marshim në Berlin, duke zemëruar një pjesë të banorëve dhe duke provokuar kundër-demonstrata.
Policia bëri disa arrestime ndërsa shpërndau një bllokadë në rrugën e marshuesve.
Organizatorët e veprimtarisë këmbëngulin se ‘fushata e frikës’ e filluar nga qeveria mbi pandeminë Covid-19 po shkel të drejtat e tyre dhe duhet të marrë fund.
Ata po synojnë që protesta e tyre të jetë sa më e pranueshme që të jetë e mundur, me pjesëmarrësit që u kërkohet të mbajnë maska për fytyrën, t’u përmbahen rregullave të distancës shoqërore dhe të shmangin parrullat politike.
Edhe pse fillimisht u njoftua për rreth 5,000 pjesëmarrës, në protestë morën pjesë rreth 400 persona.
Një pjesë banorësh shprehën pakënaqësinë ndaj protestuesve ndërsa shoferët në rrugë u binin borive. Policia arrestoi disa prej protesuesve.