Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes disa pamje nga spitali i ri i Fëmijëve në Durrës, në të cilin sipas tij janë gati 90 shtretër.
Ai nuk ngurron të thumbojë dhe opozitën jë video nga spitali i ri i fëmijëve në Durrës, ndërsa nuk ka kursyer ironi për sulmet e opozitën, lidhur me akuzat e kësaj të fundit për fshehje të numrit të viktimave nga Covid-19.
Duke iu referuar opozitës, Rama thotë se ata “edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet”.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve Durrës ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e Shqipërisë ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë”, shkruan Rama.