Vendosni fjalën kyçe....

Duka: Nuk përjashtohet hyrja në një listë me PD-në, por vetëm nëse renditem i dyti ose i treti


Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një intervistë për Report TV ka folur për koalicionin me PD-në për zgjedhjet e 25 prillit.

Duka tregoi se dy janë mënyrat e bashkëpunimit me PD-në ose të dilet më vete ose në një listë të përbashkët.

Për kreun e PAA-së dalja më vete është disi e rrezikshme pasi partitë e vogla nuk kanë as komisionerë dhe as numërues.

Duka nuk përjashtoi mundësinë e daljes në një listë me PD-në por tregoi se në rast të këtij bashkëpunimi kushti i vendosur prej tij do jetë renditja në listën përfundimtar të kandidatëve. Sipas Dukës do pranonte që të hynte në një listë vetëm nëse do renditej i dyti ose i treti.

Dy janë mënyra ose të dilet i vetëm në një koalicion ose të dilet me opozitën, me atë që tashmë jemi. Faktit që u bënë ndryshime të njëanshme në kodin zgjedhor kufizon shumë vendet për partitë e vogla në listë dhe kjo na kushtëzon paksa, por dhe dalja vetëm pa komisioner dhe pa numërues edhe kjo është e rrezikshme, por jo e pamundur. Po presim të mbyllim negociatat me opozitën e bashkuar dhe me PD si parti e madhe dhe të dalim me një listë që të maksimilizojë votat. Ne kërkojmë përfaqësi në të gjitha qarqet kryesore me një kandidat. Mund të tolerojmë në Kukës, ku janë 3 mandate, por jo në Fier, Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër etj. Dalja me një listë e bën më të mundshme fitoren e opozitës se sa dalja e fragmentizuar me lista të veçanta. Dalja më vete mund të bëjë që në disa qarqe të mos fitojmë deputet dhe se votat shkojnë në dëm të opozitës dhe në favor të PS. Unë do kandidoj në Durrës, pasi nuk mund të jap më shumë në qark tjetër se sa në Durrës. Nuk pranoj asnjë lloj negociate se sa në një vend dinjitoz dhe jo më në një vend të sigurt, pra 2 ose të 3. Nëse kjo nuk ndodh dilet vete dhe i bëhet ftesë partive të vogla që të maksimilizohet vota dhe tentohet që të nxirren disa deputet në disa qarqe ku mendohet se mund të fitohet“- tha Duka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *