Vendosni fjalën kyçe....

Iraku arreston “shefin administrativ” të Shtetit Islamik


Pjesëtarët e forcës elite kundër-terrorizmit të Irakut thanë se kanë arrestuar “shefin administrativ” të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Arrestimi i tij ka ndodhur pasi ai ka arritur në aeroportin e Bagdadit.

Ai njihet si Abu Naba, dhe u arrestua gjatë muajit tetor, derisa po hynte në një taksi me të dalur nga aeroporti i Bagdadit”, i tha agjencisë AFP, zëdhënësi i forcës elite të Irakut, Sabah al-Noaman.

Ai e përshkroi të arrestuarin si një “shënjestër të rëndësishme” pasi dyshohej se siguronte mbështetje financiare për grupin, pastaj që i njëjti ka organizuar takime dhe ka shkëmbyer mesazhe ndërmjet anëtarëve të grupit.

Por, Noaman refuzoi të tregojë emrin e vërtetë të Abu Naba-s, dhe se prej nga ai kishte fluturuar për në Bagdad. Ai nuk tregoi as se si kishte arritur të kalonte kontrollin e sigurisë së aeroportit, para se të arrestohej.

Në vitin 2014, Shteti Islamik kishte nën kontroll një të tretën e territorit të Irakut, të cilin trupat lokale të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA arriten ta merrnin nën kontroll në fund të vitit 2017.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *