Kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli në një intervistë për “Quo Vadis”, foli për akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha për të hetimet mbi luftën e UÇK-së.
Topalli tha se edhe ajo ka dyshime mbi të kaluar e Bashës por nuk mund të flasë konkretisht se çfarë ka bërë gjatë kohës që ka punuar në Kosovë.
“Po ta dija tamam do ta kisha thënë. Gjatë të gjithë këtyre viteve kam pasur shumë dyshime mbi të kaluarën e tij. Ka qenë gjithmonë shumë e paqartë. Nuk e kam kuptuar kurrë se cila ka qenë e kaluara e tij përpara se të vinte në Shqipëri. Nuk e kuptoj as sot sepse një njeri që ka dështuar në çdo gjë duhet të vazhdoj të mbaj peng karrigen e asaj që ka qenë forca politike e ëndrrave të shqiptarëve. Po ta dija do e kisha thënë. Sigurisht që mendoj shumë gjëra, por, unë nuk dua të nxitohem”-deklaroi Topalli.