Vendosni fjalën kyçe....

Kaloi malarjen, ethet e verdha dhe Covid-19, britaniku pickohet nga gjarpri në Indi


Një britanik që u sëmur nga malarja, ethet e verdha dhe Covid-19 ndërsa punonte për një organizatë bamirësie në Indi, tani po lufton të shërohet nga një pickim helmues i një kobre.

Pasi kaloi një sërë sëmundjesh infektive, Ian Jones u kafshua nga gjarpri vdekjeprurës në një fshat afër Jodhpur në shtetin Rajasthan të Indisë perëndimore. Edhe pse ishte me fat duke mos humbur jetën, ai tani rrezikohet nga paraliza e verbëria.

Familja e burrit thotë se ai kaloi gati dy javë në kujdes intensiv, por tani është larguar nga spitali për shkak të mungesës së shtretërve dhe një numri të lartë të pacientëve me koronavirus. Jones është ‘shumë i frikësuar’ nga gjendja e tij, por mjekët e tij shpresojnë se ai mund të shërohet plotësisht.

“Babai është një luftëtar, gjatë kohës që ka qëndruar në Indi ai tashmë ka kaluar malarien, ethet e verdha dhe Covid-19.” – tha djali i tij, Seb Jones. Ish-punëtori i kujdesit shëndetësor drejton një organizatë bamirësie që ndihmon mjeshtrit tradicionalë në Rajasthan të importojnë mallrat e tyre në Britani për t’i ndihmuar ata të dalin nga varfëria.

Kur shpërtheu pandemia, Jones zgjodhi të qëndrojë në Indi për të ndihmuar komunitetin atje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *