Vendosni fjalën kyçe....

Kush do të udhëtojë në Mal të Zi, duhet të ketë përgjigjen e tamponit me vete


Kush dëshiron të kalojë në Mal të Zi, duhet të ketë me vete përgjigjen e tamponit.

“Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.”– thuhet në një njoftim nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

Sipas njoftimit, ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00.

Ky vendim është marrë në kuadër të masave që po vendosin vende të ndryshme pas shtimit të rasteve me Covid-19 në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *