Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu nga spitali Covid 4: Jemi në normalitetin e ri, të sakrifikojmë derisa të dalë vaksina


Ministrja e Shëndetësisë ishte sot në mjediset e spitalit Covid 4.

Sipas Manastirliut, spitali është i pajisur dhe i gatshëm për të pritur personat e prekur nga Covid-19.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë e të bëjnë durim për të fituar betejën me virusin.

Në fjalën e saj, numri një i ministrisë tha se kjo nuk është periudhë e zakonshme duke bërë thirrje për zbatimin e masave të vendosura nga qeveria.

“Virusi parandalohet nëse sjelljet e çdo qytetari janë të përgjegjshme. Kjo betejë fitohet nëse jemi bashkë dhe luftojmë për të njëjtin qëllim. Kjo nuk është periudhë e zakonshme. Nuk jemi në normalitetin e vjetër, jemi në normalitetin e ri. Të mos qëndrojmë në grupe më shumë se 10 veta. Të kemi kujdes për higjienën, të mbajmë distancën, të mbajmë maskën. Kush është patriot të zbatojë rregullat e të kufizojë kontaktet. Sakrifica nuk do jetë e pafundme, ajo do përfundojë sapo të kemi në duar vaksinën kundër Covid-19.” – tha ndër të tjera Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *