Vendosni fjalën kyçe....

Mediet amerikane: Joe Biden ka gati emrin për Sekretarin e ri të Shtetit


Mediet amerikane shkruajnë se Joe Biden e ka gati emrin për atë që do emërojë si Sekretar të Shtetit, pasi të marrë zyrtarisht detyrën e presidentit.

New York Times shkruan se Biden ka ndërmend të emërojë në këtë pozicion Antony J. Blinken, këshilltari i tij më i afërt i politikës së jashtme.

Blinken, i cili është një ish-zëvendës sekretar i shtetit kur president ishte Barack Obama, e filloi karrierën e tij në Departamentin e Shtetit gjatë administratës së Bill Clintonit.

Shefi i shtabit të ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë Ron Klain tha të dielën se Biden synonte të fillonte zbulimin e anëtarëve të Kabinetit të tij ditën e martë dhe Blinken pritet të jetë ndër nominimet e para.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *