Kreu i Shteti, Ilir Meta deklaroi, komentoi menaxhimin e situatës së pandemisë në vend dhe rolin e opozitës.
“Nuk mendoj se demokracia rrit pandeminë, mendoj që demokracia mund ta vendosë në kontroll. Sot është rrëzuar gjithë sistemi llogaridhënës. Ligjet mund t’i bëjë shumë të mira, në interes të popullit, të gjithë sistemin e drejtësisë e ka. Kujt po i ankohet? Çfarë ka në dorë Lulzim Basha përveç fjalës. Opozita nuk ka nxitur asnjë protestë. Konflikti ka ardhur nga kreu i ekzekutivit, edhe konflikti i prishjes së marrëveshjes për zgjedhjet dhe prishjen e Teatrit”-tha Meta.
Presidenti Meta shtoi se e vetmja gjë që e rrezikon mbarëvajtjen e zgjedhjeve është mosmarrja pjesë e opozitës, gjë për të cilën u shpreh se nuk do të ndodhë.
“E rrezikonte vetëm një gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë. Mospjesëmarrja e opozitës, vetëm kjo mund ta rrezikonte, lënia e fushës bosh. Kryeministri ka gjithë kohën që provokon opozitën që të mos marrë pjesë në zgjedhje, siç e provokoi për tu larguar nga Parlamenti dhe ajo ra pre e tij dhe do të vazhdojë të ketë provokime të tjera, por shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje, fusha bosh nuk do të mbetet”-tha Meta.