Vendosni fjalën kyçe....

Mimi Kodheli zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s


Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli, është zgjedhur zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Vendimi është marrë në seancën e sotme, sipas njoftimit zyrtar.

Ish-ministrja e Mbrojtjes, është kryetare e delegacionit shqiptar në asamblenë e NATO-s si dhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme.

“Sot, në Seancën e saj Plenare të datës 23 nëntor 2020, Asableja Parlamentare e NATO-s zgjodhi (me unanimitet të plotë) zonjën Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Zonja Mimi Kodheli, e cila është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar ne Asamblene NATO, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.” – thuhet në njoftimin zyrtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *