Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta ikona e muzikës popullore qytetare, Ismet Peja


Ndahet nga jeta ikona e muzikës popullore shqiptare, Ismet Peja. Lajmin e hidhur për vdekjen e artistit e ka bërë të ditur djali i tij, Visar Peja.

Këngëtari 83-vjeçar është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të së hënës.

“Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë sepse ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamasë.”- ka shkruar i biri.

Këngëtari i këngëve të vjetra qytetare Ismet Peja lindi në Gjakovë më 27 prill të vitit 1937.

Ai është i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar. Që në fëmijëri prej moshës 13-14 vjeçare filloi të merrej me muzikë.

Gjatë karrierës së tij, Ismet Peja solli një sërë projektesh si “Knoma kangen sa t’jam gjall”, “Robi plaket kur don vet” dhe të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *