Vendosni fjalën kyçe....

Ora e thyer e Mahatma Gandhit shitet për 12 mijë pound në ankand


Shitet në ankand për 12 mijë pound një orë xhepi e dëmtuar dhe e thyer, që dikur ishte në pronësi të Mahatma Gandhi.

Ora zviceriane e veshur me argjend i ishte dhuruar nga Gandhi në vitin 1944 “si një falënderim për përkushtimin e tij”, gjyshit të pronarit që e nxori atë në ankand.

BBC shkruan se ora ishte vlerësuar se do të arrinte deri në 10 mijë pound dhe pasi u nxor të premten në ankand e kaloi atë çmim me 2 mijë pound të tjera.

Drejtuesi i Ankandit Andrew Stowe tha se blerësi ishte një koleksionist privat me seli në Shtetet e Bashkuara.

Pak histori

Ora dikur ishte pronë e Mohanlal Sharma, një marangoz dhe ndjekës i Gandhit.

Në vitin 1936, ai udhëtoi për të takuar udhëheqësin e të drejtave civile dhe për t’i ofruar vullnetarisht shërbimet e tij.

Si një falënderim për përkushtimin e tij, Gandhi i dha orën e tij të xhepit në 1944, zoti Sharma ia kaloi nipit të tij në vitin 1975.

“Është një pjesë e pabesueshme e historisë dhe fakti që është kaq e dëmtuar dhe e thyer i shton hijeshinë e saj.”– tha Z. Stowe. “Të mendosh se kjo ishte përdorur nga Gandhi për shumë vite, dhe pastaj ai ia kaloi një miku të besuar, i cili pastaj gjithashtu e vlerësoi atë, është thjesht e mrekullueshme.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *