Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr pa leje foton e fëmijëve të Arlind Qorit


Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe njëherë tjetër foto të fëmijëve të të tjerëve në rrjetet e tij sociale, pa u konsultuar më parë me prindëritr e tyre.

Drejtuesi i Organizatës Politike, Arlind Qori ka reaguar ashpër për këtë përmes një postimi. Ai tregon se as vetë nuk kishte publikuar deri më sot foto të fëmijëve të tij për t’u ruajtur privatësinë.

“Për të ruajtur njëfarë privatësie dhe për të mos hedhur grepin e lehtë të gjuajtjes së pëlqimeve në rrjetet sociale, deri më sot nuk kam postuar asnjë foto të fëmijëve të mi. Po ç’të shoh?! Sonte – pa kërkuar leje dhe pa grimë etike – imazhin e tyre e ka përdorur për propagandë ai që nuk ndalet përpara asgjëje.

Amla dhe Blini, si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre, janë fëmijë të bukur. Por nuk është më e tillë Shqipëria që Edi Rama dhe sëra e tij e kanë përçudnuar si mos më keq.”- shkruan Qori.

Arlind Qori

Rama e përdori foton e fëmijëve të pedagogut dhe aktivistit, në një mesazh ku i kujtonte të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët dhe prindërit e tyre dhe të mbrohen nga koronavirusi.

Mirëpo për një kohë të gjatë, vetë kryeministri e ka mbajtur të fshehtë fytyrën e djalit të tij Zahos dhe publikonte foto të tij nga pas ose në pozicione ku nuk i dukej fytyra. Vetëm së fundmi ka filluar të publikojë foto të të birit. Pse s’mban të njëjtin standard dhe për fëmijët e të tjerëve?


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *