Vendosni fjalën kyçe....

“10 mijë euro një udhëtim me helikopter”, Vokshi i kërkon Xhaçkës të japë dorëheqjen


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka vijuar akuzat ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka lidhur me fluturimet e saj me helicopter nga Tirana drejt Dibrës.

Vokshi thotë në një deklaratë për shtyp se një udhëtim  vetëm nga Tirana në Dibër me helikopter, i kushton mesatarisht 10 mijë euro buxhetit të shtetit.

Sipas saj, sot duhej të ishin hapur hetimet ndaj ministres së Mbrojtjes që e përdor helikopterin e ministrisë si “taksi personale” për të vajtur në takime elektorale. E mbi të gjitha këtë e bën në një kohë kur pandemia ka shkaktuar vështirësi të mëdha tek qytetarët shqiptarë.”

“Jam sot tek Ministria e Mbrojtjes për të shprehur shqetësimin  për papërgjegjshmërinë e Ministres Olta Xhaçka dhe kryeministrit në ikje Edi Rama.

Të premten është verifikuar një veprim që ajo e ka bërë shpesh, që kur është deleguar si drejtuese e qarkut në Dibër për Partinë Socialiste. Olta Xhaçka ka përdorur privatisht helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e partisë në pushtet.

Punët perosnale partiake i kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve. Udhëtimi me helikopter vajtje-ardhje nga Tirana në Peshkopi, kushton 10 mijë euro.

Për të bërë fushatën e Partisë Socialiste, ajo ka futur duart në xhepin e secilit prej jush për të udhëtuar me helikopter nga Tirana në Peshkopi për disa takime partie.

Gjatë këtyre orëve, pasi është publikuar video nga kolegu Xhemal Gjunkshi, janë me mijëra mesazhet e qytetarëve, që shprehin tronditjen për këtë vjedhje të hapur dhe këtë arrogancë të pafalshme të shpërdorimit të pushtetit.

Për qytetarët është e papranueshme që në mesin e kësaj krize të dyfishtë, ekonomike dhe shëmdetësore, Minisitrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka të harxhojë 10 mijë euro për të shkuar në Peshkopi me helikopter  për fushatë elektorale.

Askush nuk mund ta pranojë që Olta Xhaçka të shpenzojë 10 mijë euro për një udhëtim privat me helikopter, kur më spitale njerëzit vuajnë për të gjetur një shtrat.

Është një shpërdorim skandaloz, që revolton çdo qytetar, i cili harxhon 100 mijë lekë për tamponin në privat, i cili blen vetë bombolën e oksigjenit dhe që rri me frikë në zemër, se nuk ka ku të përplaset.

Shpenzimet marramendëse të Olta Xhaçkës, që për punë partie përdor helikopterin si taksi private, revoltojnë çdo biznes që vuan mungesën e mbështetjes nga kjo qeveri.”– deklaroi ish-deputetja.

Ajo i bën thirrje ministres që të japë dorëheqjen dhe të kërkojë ndjesë në publik.

“Në vend që paratë të shpenzohen për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë të vështirë, Olta Xhaçka përdor helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS në Dibër.

Olta Xhaçka nuk mund ta kalojë në heshtje këtë skandal, që në botën demokratike ka kushtuar karrige ministrash dhe kryeministrash. Një person politik, me një grimcë ndërgjegje, nuk mund të heshtë. Akti i fundit që Olta Xhaçka duhet të bëjë sot është firmosja e dorëheqjes pasi t’u ketë kërkuar falje shqiptarëve.

Personalisht, besoj se kjo nuk do të ndodhë.”– deklaroi Vokshi.

Ajo shtoi se ka një arsye pse Ministrja e Mbrojtjes vazhdon të heshtë për këtë skandal. Sipas demokrates, ministrja Xhaxxka ka mbrojtjen e kryeministrit Edi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *