19 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me Covid-19.
Nga 2505 testime të kryera së fundmi janë gjetur 744 persona të prekur nga koronavirusi i ri.
Viktimat janë 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetare nga Saranda 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç.
Në tre spitalet covid po kurohen 455 pacientë nga të cilët 21 janë në terapi intensive me 7 të intubuar.