Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me mjekët: Mbështetje maksimale për ju, manipulimin e numrit të viktimave e bëri qeveria


Kreu i PD-së, Basha, ka zhvilluar një takim me disa mjekë specialistë lidhur me gjendjen që po kalon vendi për shkak të pandemisë Covid-19.

Që në fillim të fjalës, kryedemokrati shprehu mbështetjen e tij të plotë për mjekët duke thënë se manipulimin me shifrat e pacientëve të vdekur e ka bërë qeveria dhe jo mjekët.

“Detyra jonë është t’i japim mbështetje maksimale për ju, për infermierët, për të gjithë stafin shëndetësor. Nëse ka një garanci për t’u përballur me sukses në këtë betejë, kjo është trajtimi me seriozitet i paralajmërimeve dhe kërkesave tuaja dhe pajisja e juaj me gjithçka që shteti mund t’ju pajis. Prioritet i prioriteteve është jeta dhe shëndeti. Këto janë të paçmuara, këto janë të pazëvendësueshme, gjithçka tjetër është sekondare.” – tha Basha.

Mjekët nga ana e tyre shprehën shqetësimin për gjendjen në të cilën ndodhen spitalet e vendit për sa u përket burimeve njerëzore. Po kështu ata theksuan se flitet shumë pak për personat që vdesin në shtëpi pa ardhur në spital.

Kryedemokrati u zotua se me qeverinë e re secili do mbajë përgjegjësi për shkeljen e ligjit që ka kryer si dhe premtoi mbështetje financiare për bluzat e bardha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *