Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea dhe Sevilla kalojnë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve


Chelsea ka siguruar kalimin në 1/8 e finales se Ligës së Kampioneve pasi ka mposhtur me rezultat të ngushtë 1-2 skuadrën e Rennes.

Kjo fitore ka mjaftuar për blutë e Londrës që të kalojnë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Chelsea ka kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve pas një goli të Calum Hudson-Odoi në minutën e 21-të.

Pas golit të Odoi, Rennes luajti më mirë dhe  arriti ta barazoi rezultatin në minutën e 85-të me anë të Giarassy. Por, Chelsea reagoi dhe Olivier Giroud shënoi në minutën e parë shtesë për t’i fituar tri pikë dhe kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve. Me këtë fitore, Chelsea ka tubuar 10 pikë dhe është në vendin e parë, pasi që Sevilla barazoi 1-1 kundër Krassnobar duke shtyrë kështu festën e kalimit tutje të grupit.

Për mysafirët Rakitic shënoi gol në minutën e 4-të te ndeshjes. Pas pësimit të golit Krassnobar vazhdoi me sulme në drejtim të portës së spanjollëve dhe në pjesën e dytë barazuan rezultatin me anë të Wanderson në minutën e 56-të.

Sevilla tentoi të kaloi në epërsi dhe e arriti këtë pasi që shënoi gol në minutën e pestë shtesë të ndeshjes ku shënoi El Haddadi.  Vendi i parë në Grupin E do të jetë një luftë në mes të Sevillës dhe Chelsea e ku kjo gjë mund të ndodh që të vendoset që në ndeshjen e Radhës që do të zhvillohet në Sevillë javën e ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *