Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtime dhe të infektuar Real Madrid me 6 mungesa ndaj Interit në Ligën e Kampioneve


Real Madridi do të ketë mungesa të mëdha për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve.

Karim Benzema, Sergio Ramos, Eder Militao, Luka Jovic, Fede Valverde dhe Alvaro Odrizola mungojnë për skuadrën madrilene, ndërsa është rikthyer braziliani Casemiro,

Sulmuesi francez dhe qendërmbrojtësi spanjoll janë të lënduar, ndërsa Miltao ka rezultuar pozitiv në testin për COVID.

Casemiro është shëruar nga koronavirusi dhe do të udhëtoj së bashku me klubin për në Milano, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Interit.

Benzema ka stërvitur me pjesën tjetër të klubit të hënën, por që nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi të cilin e kishte pësuar para ndeshjeve të kombëtareve.

Luka Jovic gjithashtu është me COVID, ndërsa Valverde dhe Odrizola janë të dy të lënduar.

Gjigantët spanjoll janë të tretit në grupin B me katër pikë për dallim nga skuadra italiane e cila është në fund të tabelës me vetëm dy pikë.

Lider i grupit është skuadra gjermane Borussia Monchengladbach e cila ka pesë pikë një më shumë se Shakhtar Donetsk.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *