Në Elbasan pritet të hapet spitali Covid i radhës, pas katër të tillëve që janë në Tiranë.
Përgatitjet janë drejt fundit dhe ai do jetë i gatshëms apo të mbarohen shtretërit e lirë në spitalin Covid 4.
Sipas drejtoreshës së spitalit rajonal të Elbasanit, Desantila Tahiraj, spitali ka burime njerëzore të mjaftueshme për të përballuar fluksin e pacientëve të prekur nga koronavirusi i ri e ato po trajnohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Urgjenca Kombëtare.
“Edhe spitali rajonal i Elbasanit po bën përgatitjet përfundimtare për të qenë gati nëse do jetë e nevojshme për t’u hapur si spital Covid. Për fatin tonë të mirë, spitali rajonal i Elbasanit ka burime njerëzore të mjaftueshme, të cilat po trajnohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Urgjenca Mjekësore Kombëtare për të qenë të gatshëm për të përballuar çdo situatë.” – u shpreh drejtoresha Tahiraj për mediat.