Vendosni fjalën kyçe....

Fico: Nuk kemi fshehje por tepri të vdekjeve


Albana Fico, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, në një intervistë për Real Story, foli për akuzat e ngritura nga Partia Demokratike për fshehjen e numrit të vdekjeve nga Covid-19.

Fico ka theksuar se në Shqipëri sidomos në tremujorin e 3-të krahasuar me vitet e tjera nuk ka fshehje të numrit të viktimave nga COVID-19, por ekses apo tepri.

Ajo thotë se ISHP për këtë çështje i është drejtuar INSTAT me kërkesë që në shtator teksa thekson se ka disa arsye pse në tremujorin e 3-të ë 2020 është rritur ndjeshëm numri i viktimave, jo vetëm nga COVID-19.

Fico i bën thirrje politikët mos hedhë shashka, dhe të tërhiqet disa hapa pas për çështjen e fataliteteve nga COVID-19, pasi e cilëson si diçka pa fakte e cila po kthehet në armë për avantazh por që nuk fund nuk ja del qëllimit.

Ka një diferencë shumë të madhe mes fshehjes dhe tepricës. Ndoqa të gjitha aspektet, por ISHP i ka dërguar që në shtator INSTAT-it për të dhënat operative për viktimat në 3-mujorin e tretë.

Nga vlerësimi i të dhënave të publikuara në tremujorin e tretë, është një dukuri e vërejtur kudo në botë. Kemi pandeminë, një rritje e vogël për luhatjet e prishura që janë 2-4 %, dhe 1-2% që vjen prej plakjes së popullatës. Ndërkohë që kemi dhe elementët e tjerë, që kanë të bëjnë me vdekjet të cilat janë të pritshme prej dëmeve nga virusi.

Fakti që nga mbyllja e parë kishim problematikë në raport me shtrimet spitalore dhe një sërë të sëmurësh kronikë patën le të themi një tkurrje apo frikë për të shkuar në spital, dhe kujdesi për shëndetin qoftë prej frikës nga COVID-19 pësoi disa gjëra.

Ka ekses vdekjesh. Nëse njëra palë thotë se qeveria fsheh shifrat, në fund ato janë nga institucionet. Kemi dhe një sërë bashkëatdhetarësh që kanë humbur jetën jashtë, dhe janë çregjistruar këtu në Shqipëri. Kam dy raste familjare të tilla.

Në fakt për periudhën korrik-shtator është tek 25.8%. ISHP dhe INSTAT, qendrat spitalore universitare, të dhënat nga regjistri i vdekjeve janë një seri grupimesh specialistësh.

Në kapacitetin tim si mjeke dhe në ISHP, gjëja e fundit që më intereson është që ky element të jetë sensitiv. S’jam e interesuar ta diskutoj politikisht. unë qasjen më të afërt kam mjekësinë. 

Politikë duhet të tërhiqet disa hapa pas, për të lënë në këtë moment të vështirë, të lënë këto shashka. Çdo gjë e pa faktuar është e vështirë si armë për pozicione ose avantazhe të caktuara nuk ja del. Unë mendoj është koha, kemi një bisedë më të madhe për të bërë sesa vdekjet. Vdekjet janë ato që janë, raportohen. Ato që humbin jetën në spitale raportohen, edhe ato në shtëpi raportohen.

Vijojmë të monitorojmë aspekte të caktuara. Për mortalitetet ai që quhet Departamenti i fataliteteve, janë dy sektorë që merren me shifra. Nuk kemi fshehje, por tepri. ”- tha Fico.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *