Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë një person në Tiranë


Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në një magazinë e cila ishte kthyer në banesë në kryeqytet.

Shtetasi me iniciale A.P u gjet i pajetë dhe pa shenja dhune në magazinën në rrugën “Siri Kodra”.

Më datë 24.11.2020, rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë (e kthyer në banesë), është gjetur pa shenja jete shtetasi A.P., rreth 60 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *