Vendosni fjalën kyçe....

Greva i prish planet shqiptarëve për të shkuar në Greqi, Ministria e Jashtme bën njoftimin me rëndësi


Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka bërë një njoftim me rëndësi për qytetarët shqiptarë që sot duan të lëvizin drejt Greqisë.

Ai u bën thirrje shqiptarëve që të shmangin lëvizjen nga ora 07:00 e ditës së sotme deri në orën 07:00 të së mëkurës, për shkak se puna nga pala greke në doganë është ndërprerë për shkak të një greve.

Siç bën me dije ministria, do të lejohen të kalojnë vetëm udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Kakavija ishte pika e vetme e kalimit kufitar e hapur me Greqinë, kjo si një masë parandaluese që kishin marrë autoritetet greke për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Deklarata e plotë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se në bazë të një njoftimi të Autoriteteve të Policisë greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga ora 07:00 e ditës së sotme, deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor. Kjo ndërprerje vjen për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke.

Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Sa më sipër, qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Greqisë gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin nëpërmjet kësaj pike kalimi.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *