Vendosni fjalën kyçe....

KQZ-ja do ketë 347 punonjës me kohë të pjesshme për zgjedhjet e 25 prillit


KQZ-ja do ketë edhe 347 punonjës shtesë me kohë të pjesshme për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve që ka miratuar shtesën për strukturën e re të administrimit të zgjedhjeve.

Opozita jashtëparlamentare kishte kërkuar më herët përfshirjen e prokurorisë së përgjithshme në hetimin e krimeve zgjedhore por deputetët e komisionit kanë shprehur rezerva.

Po kështu kundër janë shprehur edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësië dhe Prokurorisë së Përgjithshme, pasi sipas tyre, kërkesa bie ndesh me Kodin Zgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *