Vendosni fjalën kyçe....

“Krimi organizuar dhe korrupsioni, kërcënim kriminal”-Ambasadorja Kim: Jemi në krah të popullit shqiptar


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka treguar mbështetjen e qeverisë amerikanë për Shqipërinë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ajo e quajti kërcënim kriminal korrupsionin dhe krimin e organizuar me të cilin përballen qytetarët shqiptarë.

Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t’u përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton”-tha Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *