Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi për zgjedhjet në LSI: Procesi ishte transparent, pati shumë votues dhe jashtë Shqipërisë


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka folur për zgjedhjet e zhvilluara pak ditë më parë brenda partisë së saj.

Në një konferencë me gazetarë, Kryemadhi tha se procesi ishte transparent dhe pjesëmarrja ishte e lartë.

“Zgjedhjet në LSI ishin transparente. Publiku pa se në zgjedhjet e 25 prillit do ketë një pjesëmarrje të madhe. Risia e zgjedhjeve ishte votimi online.

Pjesëmarrja ishte e madhe, edhe nga shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Pjesëmarrja e të rinjve në proces tregon se LSi rritet shpejt. Ky ishte një proces që na çon më të fortë në zgjedhjet e 25 prillit”, tha Kryemadhi.

Më tej, zonja Kryemadhi tha se pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe se opozita është dhe do të jetë në krah të qytetarëve.

“Konventa e 5 dhjetorit do jetë konventa zgjedhore që do zgjedhë nënkryetarët, sekretarin e përgjithshëm. Do të jetë shumë e qartë sa i përket anës programore për zgjedhjet e 25 prillit dhe cili do jetë angazhimi i LSI-së.
Fronti opozitar është kompakt. Taktikat e përdorura nga rilindja nuk kanë çedim në qëndrimet tona. Opozita është dhe do të jetë krah qytetarëve.
Ne kemi nevojë për të pasur kontaktin e drejtpërdrejt tek qytetarët. Sa i përket taktikave elektorale, pozicionimet, janë teknikalitete. Pozicionimi i LSI-së në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm”, deklaroi Kryemadhi e cila shtoi se slogani i saj është ta bëjë Shqipërinë “shtëpi të shqiptarëve”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *