Vendosni fjalën kyçe....

Pala greke në grevë, sot dhe Pika Kufitare e Kakavijës do jetë pjesërisht e mbyllur


Sot punonjësit e doganës greke do të zhvillojnë një grevë dhe për këtë arsye do të qëndrojë e mbyllur pika kufitare e Kakavijës.

Protestuesit kërkojnë rritje page, pagesën e orëve shtesë si edhe plotësim të kushteve të punës.

Si rezultat në një qark kohor prej 24 orësh, pra nga ora 07:00 deri më 25 nëntor në orën 07:00, Kakavija do të jetë e mbyllur.

“Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.

Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.”- thuhet në një njoftim të Drejtorisë Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Në këtë njoftim, Policia Kufitare e Kakavijës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

Kakavija ishte pika e vetme e kalimit kufitar e hapur me Greqinë, kjo si një masë parandaluese që kishin marrë autoritetet greke për të frenuar përhapjen e koronavirusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *