Vendosni fjalën kyçe....

Pati kontakt me një të infektuar, mbreti spanjoll Filipe VI futet në karantinë


Mbreti spanjoll Felipe VI është futur për dhjetë ditë karantinë, pasi ka qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.

BBC shkruan se mbreti 52-vjeçar, kishte qenë në “kontakt të ngushtë” me personin e infektuar të dielën, por nuk ka dhënë detaje për këtë.

Gruaja e tij dhe dy vajzat ndërkohë do të vazhdojnë aktivitetet e tyre si zakonisht.

Spanja ka regjistruar gati 1.6 milion raste me Covid-19 dhe 43.131 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Evropa, e cila është edhe një herë në qendër të pandemisë, do përballet me gjashtë muaj të vështirë.

Sidoqoftë, rezultatet e fundit për disa vaksina kanë dhënë shpresë dhe të martën qeveria spanjolle do mblidhet për të diskutuar planet për të vaksinuar popullatën.

Javën e kaluar, Kryeministri Pedro Sánchez tha se vendi shpresonte të ofronte vaksinën për “një pjesë shumë të konsiderueshme” të popullsisë brenda gjysmës së parë të 2021.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *