Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin duke publikuar disa pamje nga brenda spitalit Covid 4, që sipas tij është gati të presë pacientët me koronavirus.
“Mirëmëngjes, Spitali Covid 4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem kujdesuni për veten e të tjerët, sepse kjo luftë ku ne s’do të lemë asgjë mangut, deri në fund, fitohet vetëm duke bërë secili të vetën”– shkruan Rama.
Ditën e djeshme, edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se ky spital është gati.
Së bashku me ekipin e mjekëve dhe infermierëve, Manastirliu inspektoi spitalin Covid 4 në aksin Tiranë-Durrës.
Ajo tha gjithashtu se po përgatiten edhe spitalet rajonale për të përballuar pandeminë.