Vendosni fjalën kyçe....

Rama për ditëlindjen e Bes Kallakut: Shkelja më skandaloze e ligjit nga ana e Presidentit


Në konferencën e sotme për gazetarët, kryeministri Edi Rama foli dhe për festën e 35-vjetorit të aktorit Bes Kallaku, ku mori pjesë presidenti Ilir Meta së bashku me 30 persona të tjerë.

Rama e konsideroi pjesëmarrjen e presidentit në festën ku kishte grumbullime njerëzish si shembullin më “skandaloz në shkelje të ligjit”.

Së pari unë nuk vendos, masat e i vendos Komiteti i Eksperteve dhe as i monitoroj zbatimin e masave. Ka institucione, kështu që më duket e pamundur t’i jap përgjigje pyetjes si i kam parë kundërshtarët në këtë drejtim. Kam parë shembullin më skandaloz të shkeljes së ligjit nga presidenti i Republikës, zonja e parë dhe çeta e tyre, që në ndërkohë është shumë e qartë që nuk mund të ketë grumbullime më shumë së 10 persona, dhe nuk mund të bëhen festa dhe dasma deri edhe ceremonitë e dhimbshme mortore më shumë se familjarë, na u shfaqen në një spektakël të pështirë të karshillëkut jo vetëm me ligjin, por me shëndetin e të tjerëve, këtë kam parë.”– tha Rama.

Ai shtoi se asnjë aktivitet, as ato elektorale nuk mund të vihen përpara shëndetit.

“Shëndeti është mbi të gjitha dhe sot s’ka asnjë aktivitet tjetër, përfshirë aktivitete elektorale që mund të diskutohen si me ndonjë rëndësi që vë në diskutim shëndetin, për më tepër nuk jemi në fushatë elektorale, thjesht na duhet të reduktojmë aktivitetet me më shumë se 10 persona”, tha Rama.

Kujtojmë se policia pak ditë më parë mori masa duke gjobitur me 1 milionë lekë pronarin e lokalit, ku aktori Bes Kallaku organizoi festën e ditëlindjes.

Po ashtu u tha se ishin pezulluar 6 policë dhe se do ndëshkoheshin me gjoba edhe të ftuar të cilët ishin identifikuar në pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *