Ekipi që qëndron pas vaksinës ‘Sputnik V’ ndaj Covid-19 ka thënë se ajo po tregon të jetë më efektive sesa mendohej më parë, pasi zyrtarët më të lartë shëndetësorë të vendit thanë se do të vihet në dispozicion të qytetarëve.
Megjithatë bërja e vaksinës nuk do jetë detyrim sipas autoriteteve. Në një analizë të dytë të ndërmjetme të të dhënave, Qendra Gamaleya e Moskës, e cila zhvilloi formulën, pohoi të martën se më shumë se 95 përqind e atyre që e bënë vaksinën, arritën të imunizohen ndaj Covid-19.
Studimi bazohet në më shumë se 20,000 vullnetarë, të cilëve u janë dhënë dy doza në një testim të dyfishtë, të rastësishëm të Fazës së Tretë dhe është një rritje në vlerësimet e mëparshme që tregonin se efikasiteti i vaksinës ishte rreth 90 përqind.